Lajme

​Në mungesë konsensusi, LVV paralajmëron kandidat për president

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i Kosovës, Albin Kurti se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese në krye të shtetit, ndërsa paralajmëroi se në mungesë të konsensusit, edhe LVV do të propozojë kandidatin e saj për president.

Kurti e nisi fjalimin në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë, duke falënderuar të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre në zgjedhje e fund vitit 2025, duke thënë se energjia dhe përkushtimi i tyre u dhanë edhe një rezultat që i jep mandatë për të vazhduar punën, reformën dhe qeverisjen e ndershme.

Kurti tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka nis menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me partitë partiake.

Kurti: Kandidati unifikues për president do të ishte nder

“Fillimisht ka qenë një pajtueshmëri se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese, një figurë e tillë e pajtueshme për të gjithë do të ishte nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë e profesor e personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje nga të gjithë partiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin”, tha Kurti duke shtuar se rrethanat globale dhe kërcënimet nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi dhe një figurë që i bën ballë shtrëngatave me të cilat mund të përballet vendi ynë.

Sipas tij, ky do të ishte rast ideal, por megjithatë pas takimit të dytë që kishte me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, iu është thënë se presidenti duhet të vijë nga PDK.

Kurti: Nëse partitë duan që secila ta ketë kandidatin e vet, atëherë edhe LVV do ta kemi

“Unë mendoj që kandidati mund të vijë nga cilido subjekt, qoftë nga PDK, LDK, apo Lëvizja Vetëvendosje por në fund zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake por vota në Kuvend. Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatin e vet partiak dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës para Kuvendit, këtë e parasheh edhe Kushtetuta…. nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra gara e hapur ku secili subjekt ka kandidatin për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV do ta ketë kandidatin e saj për president. Si kryetar jam duke u angazhuar maksimalisht që ta tejkalojmë këtë proces dhe vendi mos të shkoj në zgjedhje të reja“, tha ai.

Kurti tha se nesër do të takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai përmendi një miliard euro investime në vit në ushtri, një miliard euro në prodhim dhe një miliard euro investime kapitale.

Sipas tij, vendi ynë do të bëhet eksportues i energjisë elektrike, pasi Termocentrali do të modernizohet. Ndërkaq Termocentrali Kosova A, do të rehabilitohet thellësisht. Derisa shtoi se kapacitetet e erës do të shtohen dy fish, ndërsa, ato diellore tetë fish.

Kurti përmendi edhe rritjen e shtesave për fëmijët dhe nënat lehona, super punën për gratë, mbështetjen e gjysheve që kujdesen për fëmijët kur të dy të rinjtë janë në punë. Kurse, paga minimale në Kosovë do të bëhet 500 euro nga muaji korrik.

Kurti: Paga e 13 në fund të muajit mars

“Buxheti në vlerë rreth 4 milardë euro e përfshinë edhe pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik e cila do të shpërndahet në fund të këtij muaj që e nisëm sot“, tha ai.

Ai tha se gjatë këtij viti do të kenë edhe zgjedhjet e brendshme. 

Të Ngjashme