Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Pediatri mbrëmë shpërtheu gypi i kanalizimit, SHSKUK: Situata është vënë në kontroll

Mbrëmë në mesnatë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka ndodhur një problem teknik. Atje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit.

Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se situata është vënë në kontroll dhe se uji nuk ka depërtuar në dhomat ku ka fëmijë.

MGID Paragrafi 2

“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll. Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.”

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar