Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Prishtinë mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

 
   

Më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me pjesëmarrjen e panelistëve nga mbi 45 shtete.

Sipas njoftimit nga Presidenca, nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”, ky forum synon të sjellë së bashku zëra dhe ide globale për ndërtimin e një bote më të sigurt dhe të barabartë.

Njoftimi:

Panelistë nga më shumë se 45 shtete do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!

Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”! #WPSRKS2025