Lajme

Në pritje të vendimit për seancën e presidentit dhe dekretin e Osmanit, Kushtetuesja vetëm sot ka nxjerrë 8 aktgjykime për tema të tjera

Deri me datën 31 mars, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet të dalë me vendim lidhur me kërkesat që tashmë janë deponuar nga Lëvizja Vetëvendosje, një lidhur me seancën për presidentin dhe tjetra për dekretin e presidentes Vjosa Osmani me të cilin ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kësaj jave pritet që të dalë vendimi i cili do të përcaktojë fatin e institucioneve të Kosovës, nëse do të ketë vazhdimësi të procedurave për zgjedhje të presidentit, apo nëse do të shkohet në zgjedhje të reja duke lënë në fuqi dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Ndërkohë që pritet vendimi për këto çështje, në faqen e Gjykatës Kushtetuese sot janë publikuar një varg vendimesh që lidhen me kërkesa individuale.

Tek seksioni i vendimeve, Kushtetuesja vetëm sot ka publikuar tetë vendimet që lidhen me kërkesa të ndryshme të individëve, ndërkohë që pritet vendimmarrja.

Të Ngjashme