Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për këtë katërditësh në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Humori është në maksimumin e vet edhe pse Mërkuri është kthyer sot në të kundërt. Mërkuri dhe Venusi ishin në një hyrje të bukur me Jupiterin, pavarësisht se Jupiteri ishte dhe vazhdon të jetë në të kundërt. Është një dritare e vogël që ndihmon me çështjet praktike dhe ndihmon me lëvizjet ekonomike në lidhje me të tretët. Ky Mërkur në të kundërt, nga dita e sotme te Peshqit do të vijojë lëvizjen deri më 19 mars. Ky Mërkur nuk do të sjellë ndonjë dëm të madh, por do të ndihmojë për të vendour pikat mbi “i” mbi shumë çështje që kanë mbetur të varura prej kohësh. Duhet të duam veten, të duam jetën. Ta duam dhe ta respektojmë jetën tonë dhe të tjerëve. Si tendencë zakonisht ne shkulim flokët për vdekjen dhe e shkelim me këmbë jetën. Duhet e kundërta.
Dashi
Duke qenë se është Mërkuri në të kundërt te Peshqit është pozicionimi në të cilin do të seleksionojnë çfarë u duhet dhe çfarë nuk u duhet. Është një Mërkur korrigjues në planet e tyre apo në shkresa dhe çështje që i kanë tërhequr zvarrë. Me këtë Venus në kë këtë hyrje të mirë te Gaforrja, zgjidh çfarë është domosdoshmëri në lëvizjet ekonomike.
Demi
Uranin e kanë te vetja dhe do të ndikojë në këtë hyrje me Marsin tek Ujorët te të lindurit në 5 ditëshin e fundit. Do të duhet të mos lënë në agjendë diskutime me njerëz që i kanë mbi veten për nga hierarkia. Do të duhet të jenë të kujdesshëm edhe me lëvizjet në tërësi.
Binjakët
Agjenda e tyre ditore kërkon mirëorganizim. Nuk ka vend për rregullimin e agjendës në momentin e fundit. Sa i përket hyrjes së Venus-Mërkur së bashku me Jupiterin, ose kanë pasur një lloj zgjidhje ose përmirësimi ekonomik ose presin diçka për sa i përket lekut të tyre.
Gaforrja
Ky Jupiter në hyrje të fortë dhe të bukur të Mërkurit me Venusin gjatë kësaj jave, do të vijojë të ndihmojë deri nga mesi i marsit për të marrë vendime të cilat nuk kanë pasur mundësi që t’i marrin më parë. Do të ndihen më të lehtësuar. Do të kenë grindje të vogla me njerëzit që kanë shumë afër vetes.
Luani
Mërkuri në të kundërt te Peshqit do të sjellë riformatim të raporteve njerëzore. Ripozicionim ndaj bashkëpunëtorëve. Sa i përket Mërkurit në të kundërt, duket sikur do të sjellë dhe një lloj kontrolli mbi çfarë duan të ndajnë dhe çfarë jo. Do të vendosin filtra në gjërat që duan të ndajnë me të tjerët.
Virgjëresha
Pak nervozizëm nga Mërkuri në të kundërt por gjithashtu edhe ngarkesa e eklipsit të diellit dhe hënës që do të jetë tek ata në datën 3 do të ndihet duke bërë që të kenë një lloj paqëndrueshmërie në humor. Ky Mërkur ka një tendencë të fortë për të nxjerrë në sipërfaqe shqetësimet e tyre, pra për t’i bërë prioritet mendimi.
Peshorja
Ky Mërkur te Peshqit në një hyrje jo fort komode për Peshoren bën që në diskutime do të jenë mosbesues. Sa i përket hyrjes së Venus-Mërkur në një hyrje shumë të mirë me Jupiterin, do të kenë mundësi të mira për të hapur dritare të vogla për të zgjedhuar punën apo lekun.
Akrepi
Marsi në katërkëndësh me Uranin imponon ndryshim në agjendën profesionale të tyre. Kjo do të ndikojë te të lindurit në 10 ditëshin e fundit. Sa i përket Mërkurit në të kundërt te Peshqit bën të mundur që çfarëdolloj ndryshimi që duan të bëjnë, mënyra se si do ta thonë do të shkojë shumë butë në veshin e tjetrit. I kanë të gjitha mundësitë që të kenë emocione të bukura.
Shigjetari
Ky Mërkur në të kundërt duke qenë se shton ngarkesat jep ndjesinë e një lodhjeje. Me shumë pak organizim çdo gjë do të shkojë si duhet. Detyrimet e marsit do të jenë të shumta. Gjithmonë e kanë një dorë që i ndihmon.
Bricjapi
Një Mërkur në të kundërt nxit dëshirën për projekte të reja. Ky Mërkur nuk është se ndihmon ose shënon ndonjë periudhë të artë për fillime të reja. Për ata që mund të shtyjnë çdolloj fillimi që kanë në mendje do të ishte mirë ta vendosnin në agjendë për në fund të marsit.
Ujori
Marsi tek ata në katërkëndësh me Uranin. Larg diskutimeve me eprorët, larg vendimeve të mëdha. Mërkuri në të kundërt do vazhdojë dhe duket sikur funksionon si stepës. Nëse dikush u ka borxh, të marrin telefonin në dorë dhe t’ia kujtojnë sepse bëhet shumë i thjeshtë procesi i mbledhjes së detyrimeve.
Peshqit
Kanë Mërkurin në të kundërt së bashku me Diellin dhe Venusin. Me Mërkurin në të kundërt humori i tyre është shumë i brishtë dhe shumë i paqëndrueshëm. Shpesh do ta gjejnë veten me dëshirën për të shpërthyer. Në lëvizjet e tyre ekonomike do të jenë më të lirshëm.
