Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Shqipëri mbërrijnë 2 helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për shuarjen e zjarreve

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar dy helikopterë të forcave ajrore në Shqipëri, në mbështete për shuarjen e zjarreve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Shqipëri të dielën janë evidentuar 21 vatra zjarri prej të cilave 7 janë shuar edhe 14 vijojnë aktive.

Ndërsa, që në shuarjen e zjarrit po ndihmon edhe një ekip nga Kroacia.

Avioni Canadair kroat ka operuar aty ku nevoja ka qenë më e madhe, në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë ndërhyrë në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik.