Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në të njëjtën datë, 3 muaj më pas/ Vrasja që tronditi sot Lezhën, e lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt

Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhën, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, Nikolin Marku Lestakaj.

Duket se kjo ngjarje ka lidhje me eksekutimin e Ardian Nikulajt, në të njëjtën ditë, 3 muaj më parë.

Familja e viktimës jeton përballë me Nikulajt, me të cilët janë në hasmëri prej vitesh dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit, më 19 prill të këtij viti.

Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.