Aktuale

Në zonat malore rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Të Ngjashme