Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nela: Kush janë “këshilltarët nga Tirana” pranë Vetëvendosjes? Pse ndikimi i tyre ngre pikëpyetje serioze për interesin shtetëror të Kosovës?

 
   

Publicisti shqiptar Milaim Nela, ka ngritur një hipotezë, rreth një grupi këshilltarësh nga Tirana, të afërt me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, po ngre shqetësime për ndikimin e tyre real në politikën kosovare.

Ai thotë se deri më sot, nuk ka pasur asnjë studim serioz për përbërjen, ideologjinë dhe qëllimet e kësaj “celule” që vepron në hije.

Postimi i plotë:

A është bërë ndonjë studim apo investigim serioz rreth rolit të “celulës” së këshilltarëve nga Tirana pranë Vetevendosjes dhe Albin Kurtit?

Cila është ideologjia e tyre?

Cili është misioni dhe qëllimi i tyre?

Çfarë kanë bërê kaq mirë në Shqipëri ata që tani duhet të “ndihmojnë” Kosovën?

A është ky këshillim apo influencë në interes të Kosovës dhe shtetforcimit të saj?

A është ky këshillim në interesin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës?

Si mundet që disa persona krejt anonimë të skenës intelektuale apo politikëbërjes në Shqipëri (shtet bananesh ky në çdo aspekt) të kenë influencë kaq të madhe tek kryeministri dhe qeveria e Kosovës?

Po dyshoj fort tek kjo influencë e sidomos në driten e zhvillimeve të muajve të fundit!

Duhet parë kjo punë se po behet keq!

Duhet ndaluar kjo sa nuk është bërë më keq!

Influencave majtisto-marksiste shqiptarët ua kanë pa sherrin e ua kanë pi lëngun!

Ndalojini!