Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar ndaj paraqitjeve të disa analistëve në Tiranë, të cilët sipas tij po tentojnë të shfajësojnë liderin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, nga sulmi terrorist i Banjskës.
Nela thekson se kjo qasje përkon me një valë të re presioni nga Brukseli ndaj Kosovës, duke ndihmuar Serbinë dhe presidentin Vuçiç.
Ai akuzon se përmes këtyre narrativave po tentohet të pastrohet imazhi i Listës Serbe dhe të hapet rruga për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas Nelës, në këtë fushatë është i përfshirë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po përpiqet t’i japë një dorë Vuçiçit për dobësimin e qeverisë Kurti.
Shkrimi i plotë:
PSE SHFAJËSOHET RADOIÇIÇ NGA “ANALISTËT” E TIRANËS!?
Fushata për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qenka futur nē fazë të re!
Një ish ushtarak pjesëmarrës nga Shqipëria në UÇK përndryshe i njohur për qëndrime agresive kundër Britanisë së Madhe dhe politikës së saj ndaj Kosovës është shfaqur në një nga banaqet e kazanit mediatike soro-rilindas duke shfajësuar liderin real të Listës Serbe – Milan Radojçiç!
Sipas këtij “eksperti” i njohur si një nga mbështetësit me avansgardë të Putinit dhe pushtimit rus të Ukrainës në Shqipëri, organizatori i sulmit terrorist të Banjskës nuk është Radojçiçi por një eksponent tjetër që ai e tregoi me foto por nuk ja tha emrin!
Dalja e këtij zotërie me teori të tilla koincidon me një valë të re presioni të Brukselit kundër qeverisë së Kosovës për llogari të Vuçiçit e Serbisë!
E kjo bëhet duke pastruar sado pak imazhin e Listës Serbe si aktori kryesor i destabilizimit të Kosovës!
Opozita e Kosovës nuk di ku ka kryet sepse është e zënë në luftën për çlirimin e Kosovës nga Albin Kurtit!
Të mos harrojmë që në fushaten e Brukselit dhe presioneve të BE-së është përfshirê vetë Edi Rama qeverine e të cilit e uruan pa pritur raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR!
Lajmin për gjoja akuzën e gabuar ndaj Radoiçiç ata mund ta nxirrnin nga Prishtina, Brukseli apo çdo vend tjetër por kanë zgjedhur Tiranën për ta bërë më të besueshëm!
Synimi i kësaj shashke është: …e shihni qê lista serbe nuk është aq e keqe sa portretizohet?
Kjo i jep një dorë edhe Brukselit, edhe Vuçiçit edhe Putinit zëdhënësja e e të cilit dhe këshilltarët e tij nuk lënë pa e përmendur Kosovën thuajse në çdo dalje publike!
I jep një dorë edhe Ramës i cili duket se është në një pêrpjekje të fundit për ti dhënê një dorë Vuçiçit për tè rrëzuar Albin Kurtin e rihapur edhe një herë ndarjen e Kosoves permes krjimit të Asociacionit
A thua Kosova është Jerusalemi i Rusisë e jo një vend i vogël, më i vogël e gjysma e Shqipërisë!
Ndërkohë ministri i jashtëm serb pritet në vizitë zyrtare në DASH zyrtarët e Kosovës mjaftohen me disa foto me Rubion!
Po lëvizin shumë ujëra e shumë shpejt!
Rames i duhet dëshperimisht një rol i ri rajonal dhe pse jo global për të mbuluar skandalet që nuk kanë të sosur në vendin e tij ku institucionet e shtetit i ka kthyer në kukulla reale e virtuale të tij.
….
Duket se do kemi zhvillime te shpejta…!
																									 
														 
																													 
													 

