
E ëma e Binak dhe Reshat Dacit, dy viktimave të vrara nga Millosh Pleskoviq gjatë luftës, ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh për të, është shumë i ulët.
Pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ajo ka thënë se ky dënim duhet të jetë i përjetshëm.
“M’i ka vrarë dy djem Milloshi, nga 29 vjet i kanë pasur.
15 vjet kurgjë nuk janë, janë shumë pak, ai duhet të dënohet përjetë”, ka thënë ajo para gazetarëve.