Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nënë e bijë që u rrahen brutalisht ende në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit

Nëna dhe vajza e saj e mitur, të cilat u plagosën rëndë të premten e kaluar gjatë një sulmi brutal në Prizren, ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë të shtruara në repartin e mjekimit intensiv në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Nga spitali kanë konfirmuar se të dyja viktimat janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe dhe po trajtohen për lëndime të shumta në trup, të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë, thikë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Vazhdojnë të jenë në mjekim intensiv, në përcjellje 24 orë. Njëra nga to ka gjendjen më të rëndë”, ka thënë për IndeksOnline Shefajet Berisha – zëdhënës në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje. Në vendngjarje, patrulla policore gjeti një grua të gjakosur me plagë të rënda, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës u zbulua edhe vajza e saj e mitur, gjithashtu me plagë serioze dhe gjakderdhje.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dyja janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen që nga ajo natë në trajtim intensiv.

I dyshuari për këtë sulm të rëndë është bashkëshorti i gruas, i cili u arrestua në hyrje të banesës nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Artikull i sponzorizuar