
Presidenti amerikan Donald Trump, bashkë me ndërmjetësit Egjiptin, Katarin dhe Turqinë nënshkruan marrëveshjen për planin e paqes në Gaza.
Dokumenti u nënshkrua gjatë samitit ndërkombëtar të organizuar nga Egjipti në Sharm El-Sheikh.
Për këtë marrëveshje, Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund në mënyrë efektive luftës dyvjeçare në Gaza dhe se ka hapur derën për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan, Donald Trump foli për mediat pasi mbërriti në Egjipt.
Gjatë konferencës për shtyp, Trump vlerësoi lartë homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi për kontributin në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit me Hamasin.
Duke folur për rolin e Egjiptit në këto zhvillime, Trump deklaroi: “el-Sisi kishte një rol shumë të rëndësishëm në negociatat me Hamasin.” Ai shtoi më tej: “Shtetet e Bashkuara janë me të gjatë gjithë kohës.”
Ai poashtu ka vlerësuar edhe rolin e presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan.
Erdogan kërcënoi me bojkot ndaj Samitit të Paqes nëse Izraeli merr pjesë