Lajme

Nëntë persona vdesin pas përplasjes së autobusit në Turqi

Nëntë persona raportohet se ka vdekur dhe 27 janë lënduar pas një aksidenti në autostradës Ankara-Eskişehir në drejtimin Eskişehir në Turqi, pasi  një autobus doli  nga rruga dhe u përplas me mbrojtëset e betonit të urës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00. Ngjarja sipas mendiumit turk TRT Haber, ka ndodhur si pasojë e lëvizjes së autobusit në drejtim të urës dhe ka ngecur në këmbët e urës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Shumë zjarrfikës, ekipe kërkim-shpëtimi dhe mjekësore janë dërguar në rajon.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e mbyllur për qarkullim.

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç ka shpërndarë një postim në lidhje me aksidentin e autobusit të.

Ministri Tunç njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë Perëndimore:

“Një hetim gjyqësor është nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë Perëndimore në lidhje me aksidentin që na theu zemrat dhe 3 prokurorë publikë janë caktuar nën koordinimin e një zëvendëskryeprokurori publik”, tha ai.

Tags:



Të Ngjashme