1
Të shtunën, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë shtruar nëntë persona si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Vrellë të Istogut.
Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Moneytizer Paragrafi 2
Dy prej tyre janë dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Moneytizer Paragrafi 4
Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në QKUK, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi.
“Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”, thuhet në njoftim.

