Horoskopi

Neptuni te Dashi pas 150 vitesh! Meri Gjini për shenjat e Horoskopit: Një cikël i ri që ndryshon jetën dhe karrierën deri në 2040

Neptuni kaloi sot te Dashi. Do të qëndrojë aty deri në 2040. Është një ndryshim thelbësor, cikël i ri, në filozofi, në perceptim, në shqisa, çfarë ka të bëjë me të pamatshmen fizikisht, do të marrë një formë shumë më ndryshe nga çfarë ka qenë që nga 2021.

Për herë të fundit, ky Neptun ka qenë në 1861 deri në 1875. Në atë kohë solli lëvizje të forta, ekzaktësisht lëvizje të forta kundër skllavërisë. Edhe te ne kanë qenë kohë të forta. Kjo periudhë do të ngjasojë shumë me atë kohë, por më e moderuar.

Ka ardhur momenti që Kina të na tregojë dominancën e saj. Vendet e Evropës, kryesisht Evropa Qendrore, do të fuqizojnë vetveten. Kemi lëvizje të forta në Amerikë që do të zgjasin deri në pranverë 2027.

Ky planet do të na japë mundësinë të ndryshojmë filozofinë. Një Neptun që nxit veprime spontane, por jo të maturuara.

Të rinjtë që i përkasin shenjave të zjarrit do të ishte mirë të rifillojnë pozicionimin si nga fillimi i jetës së tyre, duke përcaktuar objektivat dhe arritjet.

Kemi një Hënë te Demat sot; hyjnë te ditët që kemi ngarkesa të mëdha. Kujdes në punë, por edhe në shtëpi sot dhe nesër.

Në datën 28 yjësitë arrijnë maksimumin e vendosjeve.

Dashi
Neptuni shkon aty zyrtarisht; i kanë të gjitha mundësitë për të treguar nga fillimi potencialin e tyre. Kanë mundësi shumë të mira për të dalë në vijë të parë. Instiktivisht, mënyra si do funksionojnë do të sjellë zhvillime të forta te pjesa e karrierës dhe profesioni i tyre. Hyrja e Diellit sot dhe nesër kërkon maturi në çdo lloj vendimi në ambientin e punës.

Demi
Me Hënën te vetja, emocionet e forta nuk mungojnë. Produktiviteti i javës përcaktohet nga mënyra si ndihen me ekonominë e tyre. Nëse janë mirë me ekonominë, kanë një javë ku do të shpalosin veten dhe kapacitetin e tyre. Kjo hyrje e fortë e Marsit mbi Pluton në katërkëndësh me ta u jep mundësinë të tregojnë kapacitetin dhe shpirtin e tyre të gjerë. Ndryshe, kanë një tendencë për të qenë të ngurtë.

Binjakët
Kjo Hënë te Demat ndikon, por në mënyrën si ndërveproni në raportet familjare. Marsi mbi Pluton përjashton totalisht gjykimin e pamaturuar ndaj njerëzve që bashkëpunojnë në jetën e tyre personale. Marsi ka një tendencë për të thënë fjalën e fundit të parën, por kujdes, do t’ju duhet të rregulloni gabimet që do krijoni në këto raporte që i doni fort. Ka një detyrim ekonomik dita e nesërme, por do e keni nën kontroll.

Gaforrja
Vendosja e Hënës te Demat zgjon inteligjencën. Do të jetë pikërisht ajo armë që do përdorin për në vazhdim të javës. Marsi është në hyrje jo shumë komode, duke e bërë të vështirë komunikimin në vendin e punës. Prandaj, nëse keni mundësi, niseni javën me pushim ose me ngadalë.

Luani
Një hyrje shumë e fortë te Ujorët, hyrje e trefishtë që ka të bëjë me të tjerët, me njerëzit që keni patur shqetësime. Kjo ju trazon qetësinë e shpirtit sot dhe nesër. Kjo javë jep mundësi shumë të mira për ata që kanë nisje apo ujdi në lidhje me bashkëpunime të reja. Propozimet dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimet janë shumë të theksuara deri në 3 shkurt.

Virgjëresha
Me Saturnin dhe Neptunin te Dashi, prioritet del qartësimi ose kthjellësia me mënyrën si ndihen dhe çfarë vendimesh do të marrin në jetën e tyre personale. Nëse duan të marrin vendime për ndarje, më mirë mendojeni dy herë dhe vendoseni në agjendë pas datës 3 shkurt. Nëse është një vendim për bashkim, martesë, zgjerim familjar, është koha më e mirë. Ngarkesa të vogla në punë sot.

Peshorja
Me Neptunin ballë për ballë, deri në 2040 do të kenë mundësinë e bashkëpunimeve me shkëlqim maksimal. Bashkëpunime të vogla, me pak individë, por që do të kenë gjithë mundësitë të bëjnë një grup që do të dalë në vijë të parë. Do të kenë mundësi të shkëlqejnë dhe të dominojnë me emrin e tyre për 14 vjeçarin e ardhshëm. Ndërkohë, kjo javë do të ketë një rrjeshë shumë të mirë nga e mërkura e më tej.

Akrepi
Me Neptunin te Dashi, fillon të zbutet përdorimi i instiktit të tyre. Kjo do të ndihmojë shumë në zhvillimet në karrierë. Në raportet njerëzore do të jenë më selektivë, gjykues dhe të ngurtë. Kini parasysh që mos i gjykoni njerëzit nga ajo që ndjejnë, por nga mënyra si sillen dhe si veprojnë. Të qenurit më vete nuk do t’ju bëjë të lumtur.

Shigjetari
Një hyrje fatastike ky Neptun për Shigjetarët. Ka të bëjë me familjen e 5 në hartën e tyre. Ajo që do ketë më shumë dominancë është kreativiteti. Do të ketë zhvillim të personalitetit të tyre, energjisë dhe emocioneve. Kjo periudhë do t’i ndihmojë në projektimin e vetvetes. Hëna te Demat nxjerr në sipërfaqe çështje ekonomie në lidhje me investime të rëndësishme.

Bricjapi
Informacionin që kanë nga memoria e tyre gjenetike duhet ta përshtatin me të sotmen. Hyrja te Ujorët bën që të kenë tendencën për të prerë shkurt çështjet në punë dhe në raportet njerëzore. Duhet të jenë më tolerantë.

Ujori
Kanë 5 hyrje të forta bashkë dhe i kanë dyshe-dyshe. Mërkur-Venus nesër, sot Mars-Diell dhe Pluton. Kjo ka të bëjë me qëllimin e kohës, për të marrë në dorë çështje të karrierës dhe ekonomisë. Nesër një detyrim ekonomik do të jetë një angazhim afatshkurtër, por do të gjejnë formën për t’ja dalë.

Peshqit
Që nga 2013 kishin Neptunin te vetja dhe patën mundësi shumë të mira për të evoluar në çdo drejtim. Me këtë Neptun te Dashi, atë që kanë marrë në këtë periudhë duhet ta përcjellin si duhet. Të mos tregohen egoistë duke e mbajtur për vete dijen.

/vizionplus.tv

Të Ngjashme