Lifestyle

Nëse mbani rregullisht kufje ndiqni këto këshilla

Kufjet janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë qoftë duke dëgjuar muzikë në palestër, podkaste gjatë një shëtitjeje apo duke u relaksuar në shtëpi.

Por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në dëgjim.

Një studim i Ofcom në vitin 2015 zbuloi se një i rritur mesatar kalon 8 orë e 41 minuta në ditë duke konsumuar media ose komunikim digjital, krahasuar me vetëm 8 orë e 21 minuta gjumë.

Ky nivel përdorimi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, ndaj specialistët e veshëve këshillojnë përdorimin e rregullit 60/60.

Anna Mateo, mjeke otorinolaringologe nga Spitali Vall d’Hebron në Barcelonë, shpjegon se kufjet nuk duhet të përdoren më shumë se 60 minuta rresht, dhe volumi nuk duhet të kalojë 60%.

Mosrespektimi i këtij rregulli mund të çojë në trauma akustike.

Sipas organizatës Action on Hearing Loss, dëgjimi i tingujve mbi 89 decibel për më shumë se 5 orë në javë mund të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit ose tringëllimë në veshë (tinnitus).

Lloji i kufjeve është gjithashtu i rëndësishëm.

Mateo rekomandon kufje mbi vesh (over-ear) në vend të atyre që futen në vesh, pasi janë më pak irrituese.

Nëse përdorni kufje të vogla (earbuds), mos i ndani kurrë me të tjerët, sepse mund të përhapin infeksione. Gjithashtu, është e rëndësishme që kufjet të pastrohen dhe të mbahen të thata pas çdo përdorimi.

Ndërkaq, gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh të zbukuruara me diamant.

Rezultati i kësaj bashkëpunimi janë dy modele mbresëlënëse kufjesh.

Modeli i parë, i quajtur Ice Diamond, është i punuar nga ar i bardhë 14 karatësh dhe është i zbukuruar me plot 456 diamantë.

Modeli i dytë, Noir Rainbow, përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh.



Të Ngjashme