Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nëse nuk e kuptoni, mos na humbni vakt”, Tali: Ky është dallimi mes Nenad Rashiq dhe Listës Serbe

 
   

Analisti Driton Tali ka reaguar pas mos arritjes të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se mes Nenad Rashiq dhe Listës Serbe, është se Rashiq, “pos që i referohet me Kosovë e Metohi në gjuhën e tij amtare, i referohet edhe me Republikë e Kosovës.

Gjersa ata të Lista srpska veç me Kosovë e Metohi, në asnjë mënyrë Republikë e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Pa dashtë m’u fut në këto fërkimet partiake që kanë rezultuar në këtë tragjikomedinë e cila po na zgjatë qe sa muaj, por sjellja ndaj Nenad Rashiçit po më bënë t’i them disa fjalë.

Me Nenad Rashiçin e Sllobodan Petroviçin, sa isha deputet në Legjislacionin e Pavarësisë, kisha marrëdhënie shumë të mira kolegiale.

Nenadi ishte ma i “papërpuanuar” krahasuar me Sllobodanin që ishte më finok dhe më social.

Por Nenadi ishte ma burrnor.

Që të dy janë serbë – dhe serbë duhet të jenë!

Kishte edhe deputetë tjerë serbë me të cilët nuk kisha kurrfar marrëdhënie kolegiale pos të ndonjë përshëndetje kourtesie në takimet e rastit.

Sidoqftë, dëgjova se Rashiçin e paskan barazu me Lista srpskan,  (parafrazim) “Rashiçi osht serb njejtë si anëtarët e Lista srpskas”

Pjesërisht kjo thënie është e vërtet: Nenadi është serb – dhe serb duhet të jetë! 

Por, Nenadi Kosovës, pos që i referohet me Kosovë e Metohi në gjuhën e tij amtare, i referohet edhe me Republikë e Kosovës. Gjersa ata të Lista srpska veç me Kosovë e Metohi, në asnjë mënyrë Republikë e Kosovës.

Ky është dallimi, dhe kush nuk e kupton këtë dallim, mos të merret me politikë me na humb vakt!

PS: Mendimi im për Lista srpskën, si atehere kur u krijua, si para gati tri viteve si tashti, e njejtë. S’ka ndyshuar sepse nuk më kanë dhënë akoma arsye për ta ndryshuar.