Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nëse vjen ky në pushtet do të na bëjë…”, Xharra përmend detajin nga e kaluara për Memli Krasniqin, jep një paralajmërim

 
   

Fahir Xharra ka reaguar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Xharra përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar paraqitjen e Krasniqit në hollin e Kuvendit, ku gjendet fotografia e Nëna Terezës, duke kujtuar se ai kur kishte qenë ministër i Kulturës e pati larguar fotografinë sapo kishte hyrë në zyre.

Tutje, sipas tij, nëse vjen ai në pushtet atëherë do të bëjë gaz i Evropës.

“Memli, kur ishte në pushtet si Ministër i Kulturës, sapo hyri në zyrën e tij, e largoi fotografinë e Nënë Terezës. I madhi Kadare e quajti “gjashtëminutëshi”, sepse vetëm gjashtë minuta iu deshën nga hapja e derës deri te largimi i fotos.
Në Kuvend është ajo foto — me sa urrejtje e shikon atë?
Si mund të ketë populli besim se, nëse ky vjen në pushtet, nuk do të na bëjë gaz i Europës me sjelljet e tij anticitcivilizuese?”,
shkruan Xharra.