Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për zgjedhjet lokale

 
   

Zgjedhjet e 12 tetorit do të mbahen të dielën e kësaj jave.

E parapërgatitjet për mbarëvajtjen dhe realizimin në formën më të duhur të këtyre zgjedhjeve lokale janë bërë me përkushtim nga pjesëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ ka pohuar se nesër do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas njoftimit të lëshuar, kjo punë e KQZ-së dhe anëtarëve të saj do të nisë nesër nga ora 08:00 e mëngjesit.

Më 12 tetor do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për akreditimin e 521 vëzhguesve.

Deri tani, KQZ-ja ka certifikuar Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, e cila përbëhet nga 2 milionë e 69 mijë e 99 votues, shtetas të Kosovës.