
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’.
Ndërsa gjatë ditës së sotme me ftesë te gjyqtarit Arben Hoti, zyrtari policor, Mirsad Kryeziu, dëshmoi lidhur me rastin.
Sipas Kryeziut, intensiteti i sulmit ka qenë jashtëzakonisht i madh, nga një strukturë ushtarake e organizuar mirë. Përpara trupit gjykues, Kryeziu rrëfeu në detaje ditën kritike të 24 shtatorit, me theks të veçantë tërheqjen e Afrim Bunjakut nga vendi ku ndodhi sulmi.
Ai tha se organizimi ka qenë i planifikuar dhe se kishte vënë re pjesëtarë të uniformuar, të armatosur, disa me maska e disa pa to.
Seanca e nesërme nis nga ora 09:30.