Nesër në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu I cili po mbahet në paraburgim në Serbi, ka njoftuar familja e tij.
Protesta është thirrur paqësore dhe do të mbahet prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj”, tha familja Spahiu përmes një njoftimi për media.
Arbnor Spahiu është arrestuar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi. Ai po kthehej nga Austria në Kosovë, bashkë me familjen e tij.
Spahiu po mbahet në Serbi gjoja nën dyshimet për përfshirje në ngjarjet e Banjskës por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar I Policisë gjatë asaj kohe.
Autoritetet kosovare kanë përsëritur kërkesën për lirimin e tij dhe respektimin e të drejtave të tij ligjore dhe njerëzore.
																									 
														 
																													 
													 

