Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër varroset Enver Bajraktari

 
   

Nesër është paraparë të varroset Enver Bajraktari i cili u gjet i vdekur dhe i varrosur në rrethana të dyshimta në një arë, njofton Klankosova.tv.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ia ka dorëzuar familjes Bajraktari trupin e të ndjerit.

Varrimi i tij do të mbahet nga ora 14:00 në fshatin Baicë të Lipjanit.

Rasti i Bajraktarit tronditi opinionin publik dje, dhe tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rastin dhe do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes.