1
Nesër, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do ta ketë një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.
Moneytizer Paragrafi 2
Ajo do të fillojë nga ora 10:00, njoftohet në faqen zyrtare të Kuvendit.
Njoftimi i Kuvendit vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces.
Moneytizer Paragrafi 4
Sipas saj, votimi në pako për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare.
Artikull i sponzorizuar
Kuvendi i KosovesSeanca Konstituive


