Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu diskuton sulmin në kompleksin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në Teheran.
Ka shenja në rritje se “ky diktator” ka “ikur”, thotë Netanyahu.
Kryeministri izraelit e përfundon fjalimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve të Izraelit të dëgjojnë këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit të Brendshëm të vendit, pasi sugjeroi se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Netanyahu iu drejtua popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’i ndihmojnë ata “të çlirohen nga tirania”, shkruan BBC
Ai thotë se ata kanë një “shans që vjen një herë në një brez” për të përmbysur regjimin iranian.
“Dilni në rrugë pasivisht” dhe “kryejeni punën”, tha ai.
Është “koha e duhur që të bashkoheni” dhe “të bashkoheni për një mision historik”, u shpreh kryeministri i Izraelit.
Pretendimet për vrajen e Ajatollah Ali Khamenei nuk janë konfrimuar nga Irani.
