Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga territoret e pushtuara në jug të Sirisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar të dielën se ushtria e vendit të tij nuk do të tërhiqet nga territoret e pushtuara në Sirinë jugore.

Duke folur në një konferencë, Netanyahu përsëriti se Izraeli nuk do të largohet nga zonat e pushtuara pas rënies së regjimit Baath në Siri më 8 dhjetor 2024.

“Ne duam t’i ruajmë këto asete”, tha ai, duke iu referuar Xhabal al-Sheikh (Mali Hermon) dhe zonës tampon ngjitur me Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, të cilat Izraeli i ka mbajtur që nga viti 1967, shkruan Anadolu.

Ai tha se Izraeli shpreson të arrijë një marrëveshje me administratën e Damaskut për çmilitarizimin e Sirisë jugore.

Sulmet ushtarake izraelite ndaj Sirisë u intensifikuan pas rënies së regjimit 61-vjeçar Baath më 8 dhjetor 2024, pasi përplasjet u përshkallëzuan më 27 nëntor.

Izraeli filloi shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të lënë nga forcat e regjimit dhe zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit sirian.

Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, ka thënë më parë se nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin derisa ky i fundit të tërhiqet nga territori sirian.