Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Netanyahu thotë se tërheqja e Izraelit nga Gaza “nuk do të ndodh”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një video që ai ndau në llogarinë e tij në Telegram pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ka komentuar mbi tërheqjen e Izraelit nga Gaza në një skenar të pasluftës në Gaza të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kryeministri izraelit sulmoi kritikët që përpiqen ta ushtrojnë presion për tërheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nga Gaza, duke thënë se “kjo nuk do të ndodhë”.

“Ata vazhdojnë të thonë, ‘Duhet të pranoni kushtet e Hamasit. Hiqini të gjithë jashtë. IDF duhet të largohet dhe Hamasi mund të rimëkëmbet dhe madje mund të rehabilitojë Rripin e Gazës”, thotë ai.

“Nuk do të ndodh.”

Netanyahu shton se Presidenti Trump premtoi mbështetjen e tij të plotë për Izraelin nëse Hamasi e refuzon planin e tij 20-pikësh për paqen në Gaza.

“Përfundoni operacionin ushtarak për të eliminuar Hamasin. Dhe kështu mendoj se nga të gjitha anët ishte një vizitë e shkëlqyer”, thotë Netanyahu, citon BBC.

Plani 20-pikësh i Trumpit i publikuar, me të cilin kryeministri izraelit tha se dakarodohet, të hënën pas një konference në Shtëpine e Bardhë, ndër të tjera parasheh tërheqjen e Forcave të Armatosura Izraelite nga Gaza në mënyrë graduale deri tek një pikë me të cilën do të pajtohen dy palët.