Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga 16 deri më 20 shtator, në Tiranë mbahet Java Kulturore e Arabisë Saudite

Nga 16 deri më 20 shtator, Tirana do të shndërrohet në një qendër arti, muzike dhe traditash me edicionin e parë të Javës Kulturore të Arabisë Saudite në Shqipëri.

Për pesë ditë, Pallati i Kongreseve do të mirëpresë publikun me një program të pasur që sjell më pranë trashëgiminë dhe kulturën saudite.

Kjo javë nuk është vetëm një festë kulture, por edhe një urë e re dialogu dhe bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe sauditë, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe miqësinë që lidh dy vendet.