Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael, por kur ishte ratifikuar marrëveshja mes dyja vendeve?

 
   

Nga 5 maji, kosovarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejt shtetit të Izraelit.

Njoftimi u bë gjatë ditës nga ambasadorja e këtij vendi Tamar Ziv.

Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në këtë shtet.

” Duke filluar nga data 5 maj 2025, vizitorët nga Kosova që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza”.

“Para se të udhëtojnë drejt Izraelit, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) për të hyrë në Shtetin e Izraelit.Të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes. Një ETA-IL e miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë”.

“Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”, shkruan Ziv në një postim të bërë në platformën X.

Kur ishte ratifikuar marrëveshja Kosovë-Izrael që mundëson lëvizjen pa viza të kosovarëve në këtë vend?

Ujdia siç kishte bërë të ditur, asokohe ambasadorja Ziv ishte ratifikuar në shkurt të këtij viti.

Ky hap erdhi në katërvjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Republika e Kosovës hyri në një etapë të re historike me këtë shtet më 1 shkurt të vitit 2021 kur edhe vendosi raportet diplomatike.

Kosova u njoh nga Izraeli në vitin 2020. Njohja reciproke mes dyja vendeve ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020.