Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga kandidatë për kryetar, në garë tani për deputetë – katër emrat e përfshirë në listën e PDK-së

 
   

Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listën prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova vuajti për gati një vit për një Qeveri, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje – nuk ia doli të formonte qeverinë, madje as opozita nuk ishte e disponimit që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje mes tyre.

Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë grande ndërkombëtare dhe marrëveshje tjera të mëdha.

Vendi ynë më pas, më 12 tetor u fut në Zgjedhjet Lokale, të cilat përfunduan pas 9 nëntorit, atëherë kur u mbajt edhe balotazhi, për të përcaktuar kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Kur jemi te garat që zhvilluan kryetarët, në listat aktuale për deputetë, janë përfshirë edhe disa emra që ishin në garë për kryetar komune.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidatët që nuk arritën të marrin postin e kryetarit, e që i janë futur garës për deputetë janë: Uran Ismaili, Arian Tahiri, Kujtim Gashi, Shkumbin Demalijaj (është futur në listën e PDK-së, por kishte garuar më Iniciativa Qytetare për Deçanin).

Nga lista, shihet që PDK ka përfshirë vetëm tre kandidatë që nuk arritën të rizgjidhen kryetarë komunash, derisa këtu iu shtohet edhe Demalijaj.