![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/nga-lendimet-e-marra-ne-aksident-vdes-nje-grua-ne-qkuk_64b6347bb1f3f.jpeg?resize=700%2C375&ssl=1)
Policia njofton për vdekjen e një gruaje në QKUK, pasi e njëjta kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku.
Sipas policisë rasti kishte ndodhur me 11 korrik, ndërsa viktima ka vdekur të hënën me 17 korrik.
Njoftimi i plotë i plicisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Turjak, Pejë 11.07.2023-09:30. E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.