Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët kthejnë pikat doganore në ‘arenë’ feste me flamuj e veshje kombëtare, Rama ndan pamjet

 
   

Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët i kthyen pikat doganore në ‘arenë’ festë, me valle e këngë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e festës, ku shihen qytetarët me flamuj në duar e veshje kombëtare.

“8 Nëntor 2025. Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë.

Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama.