Lajme

Nga prapaskenat e fuqive të mëdha, Ngjela zbulon çfarë po ‘zihet’ për shqiptarët – ‘godet’ edhe Ramën!

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar mbi zhvillimet më të fundit gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë në këtë kontekst.

Në shkrimin e tij në Facebook,Ngjela ndalet te ndikimi i politikës ruse në rajon, duke e cilësuar atë si kundërshtuese të forcimit të faktorit shqiptar, ndërsa thekson se çështja shqiptare po rikthehet në vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

Ai vë në dukje se, ndonëse shqiptarët tashmë janë të konsoliduar në dy shtete, mungon një qasje e qartë dhe aktive nga qeveria shqiptare për avancimin e interesit kombëtar në këtë fazë të re zhvillimesh, përcjell “Bota sot”.

Në këtë kuadër, Ngjela shtron edhe pyetjen thelbësore mbi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe mungesën, sipas tij, të një strategjie të dukshme diplomatike lidhur me çështjen shqiptare në rajon.

Shkrimi i plotë

Si do të ecë më tej çështja shqiptare në Ballkanîn Perëndimor, pas lëvizjes së Moskës që po dallohet se është kundër çështjes shqiptare në Ballkan?

Kot lodhet politika ruse me shqetësimin e saj për të mos e lejuar forcimiin e dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Shqiptarët sot kanë dalë me dy shtete, dhe jane te fortë, edhe pse, siç po kuptohet, kryeministri aktual Rama nuk e dëshiron bashkimin kombëtar të gjithë etnisë shqiptare në një federatë.

Në fakt, politikën ruse, politikën serbe, por edhe atë greke, kuptohet se po e shqetëson aktualisht çështja e Çamërisë, e cila tani ka hyrë brenda interesit të politikës amerikane, por edhe të politikës gjermane.

Por ama, në kete kohë, nuk është mbrapa as çështja e Maqedonisë së Veriut.

Shenjat janë se politika ballkanike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, edhe politika gjermane, me lidhjet e ngushtë që kanë të dy këta shtete me Shqipërinë dhe me Kosovën; e kanë në intres krijimin e një federate shqiptare me të katër shtetet shqiptare në Ballkan: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Çamëria.

Analitika e sotme perëndimore dhe, sidomos analitika politike amerikane duket se po e formon realisht bindjen se, një federatë shqiptare me të katër ose pesë shtetet shqiptare në Ballkan, është interes i madh edhe i Shteteve të Bashkuara, por edhe i Bashkimit Evropian.

Kurse ndërkaq po shihet që politika aktuale e qeverisë Rama, ende nuk ka një aktivitet të njohur diplomatik dhe politik për këtë çështje.

Kjo po duket të ndodhë sepse kryeministri Rama nuk po hyn ende në këtë politikë. (!)

Prandaj siç duket, raporti Rama – Paris mund të jete pengesa kryesore në këtë pikë. Por këtë çështje duhet ta presim për ta parë, ngaqë ende nuk e dimë se çfarë po zhvillohet për mendimin e ri të çështjes shqiptare në politikë: në Uashington dhe në Bruksel, ngaqë ́nuk po dihet se deri ku do të shkojë politika aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çështjen shqiptare, e cila tani është në rendin e dites edhe në Uashington, edhe në Bruksel.

Por pyetja thelbësore këtu, që e ngritëm për këtë çështje edhe më lart, është kjo:

Pse nuk po leviz qeveria Rama në lidhje me këtë çështje, e cila është çështja kombëtare dhe interesi i Shqipërisë, dhe që ka nisur si interes kombëtar që në krijimin e Shqipërisë kur, jashte territorit të Shqipërisë etnike u lanë dy të tretat e sipërfaqes etnike të shqiptarisë?

E pra, pse nuk po lëviz për këtë çështje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama?

Të Ngjashme