Aktuale

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut si viktimë e veprës penale. Urdhri i shpalljes publike mban datën 23 shkurt, ndërsa përveç Noizyt, pjesë e procesit mund të bëhet edhe babai i tij, Bashkimi, si dhe motra e Noizyt. Sipas procedurës, në kushtet kur dosja ndaj Laert Haxhiut ka kaluar për gjykim, pjesë e këtij procesi mund të bëhen edhe viktimat e veprës penale, të cilët mund të përfaqësohen me avokat ose zgjedhin të mos marrin pjesë asnjëherë. Gjykata është e detyruar të lajmërojë viktimat e veprës penale me qëllim njohjen me procesin, por edhe mundësinë për të folur në gjyq.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, rezulton se Noizy ka qenë shënjestër e sulmit me tritol në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës. SPAK dhe i penduari i drejtësisë Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si përgjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti, nga shokët e Noizyt.

Dosja “Gërdeci”, avokatët e Fatmir Mediut kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe motra e tij, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “TikTok” i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të Noizyt.

“…kur doli një video në ‘TikTok’ që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt”, me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit. ORA NEWS

Të Ngjashme