Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga sot ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë

 
   

Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës.

KESCO, ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri me 30 shtator.Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00.

Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.

Kujtojmë se së fundmi ZRRE ka përmendur si mundësi shtrenjëtimin e energjisë elektrike prej 15%, propozim ky i cili ka nxitur reagime tek qytetarët dhe bizneset.

Madje si shenjë kundërshtimi për të shtunën më 5 prill është paralajmëruar protestë në Prishtinë.