Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngërçi politik, Dehari: Jam vetëm kryesues, më ka ra hise për shkak të moshës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot për të 22-n herë më radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, para fillimit të seancës ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm kur politikanët të jenë të arsyeshëm.

“Jam vetëm kryesues, më ka ra hise për shkak të moshës”, tha ai.