Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarja makabre në Prizren, kriminologu Halimi: Nëna ndërhyri për t’i shpëtuar fëmijët

Një krim i rëndë brenda një familje turke e cila ndodhi të marten në Prizren, e ka tronditur Kosovën.

Një burrë e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare, e po ashtu lëndime ka pësuar vajza e tij 10 vjeçare si dhe gruaja e tij.

Kriminologu, Armend Halimi, ka shpjeguar në emisionin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova arsyet se cila mund të kenë çuar deri tek kjo ngjarje makabre.

Halimi deklaroi se në rastin e trishtë, nëna ka ndërhyrë për t’i shpëtuar fëmijët.

“Nga ajo që e kuptuam ne, fëmijët kanë pësuar më së rëndi, ndërsa bashkëshortja është lënduar, na lënë ta kuptojmë se tanimë nëna ka ndërhyrë për t’i shpëtuar fëmijët”, deklaroi ai.