Lajme

Ngjarja tragjike në Gjakovë, i dyshuar pronari i lokalit ku ndodhi vrasja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, personi që humbi jetën dhe vëllai i tij që mbeti i plagosur sipas burimeve të KosovaPress, dyshohet se u qëlluan nga pronari i një lokali, ku ata ndodheshin në momentin e incidentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Si pasojë e plagëve të marra, njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

Prokurori i shtetit po ashtu ka dalë në vendngjarje, ndërsa autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të Ngjashme