Aktuale

NGJARJE E RËNDË! Gjendet i vdekur një burrë, kishte shenja dhune

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas burimeve, viktima ka shenja dhune në trup, çka mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashtohet mundësia e një krimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të Ngjashme