1
Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në Annecy (Haute-Savoie) të Francës.
Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas vdekjes të hënën të një burri 50-vjeçar nga Kosova, i cili u rrah me shkop bejsbolli të dielën në Annecy, tha policia për AFP, transmeton Klankosova.tv.
Moneytizer Paragrafi 2
Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë.
Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë pas plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.
Moneytizer Paragrafi 4
Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është besuar Divizionit të Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS).

