1
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një grua u gjet e varrosur pasi u vra nga një burrë 53-vjeçar, për motive akoma të panjohura.
I dyshuari për këtë krim është nga fshati Negotinë, Komuna Vrapçishtit, u zbulua se e kishte privuar nga jeta viktimën dhe rastin e zbuloi bashkëshortja e tij.
Moneytizer Paragrafi 2
Sipas Policisë, fillimisht djali i të ndjerës e ka raportuar rastin, pas zhdukes së nënës së tij.
“Më 09.12.2025, J.M. (34) nga Gostivari ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë vuri re se më 07.12.2025 ajo ishte marrë me një automjet pasagjerësh “Fiat”, pas së cilës ajo nuk kishte qasje në telefonin e saj. Ai gjithashtu raportoi se në kamerat e sigurisë kishe vënë re se natën ndërmjet 06.12. dhe 07.12.2025 personi S.M. kishte hyrë dhe kishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe se ishin marrë para nga dhoma e tij”, ka njoftuar Policia atje, transmeton Klankosova.tv
Moneytizer Paragrafi 4
Pas denoncimit, organet e rendit u aktivizuan dhe e ndaluan të dyshuarin, por i njëjti kishte dhënë deklaratë të rreme.

