Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas burimeve policore viktima jetonte në Vlorë dhe kishte konflikte me bashkëshorten e cila ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Halka ishte larguar në Portëz të Fierit te shtëpia e prindërve dhe në kushte depresive është vetëvrarë.
Mësohet se 40-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu çifte në dhomën e gjumit. Çiftja ishte në pronësi të babait të tij dhe e kishte me leje.
