Aktuale

Ngjarje e rëndë në vend, dy gra hidhen nga pallati, humbin jetën

Dy gra humbën jetën sot në mëngjes pasi u hodhën nga pallati në dy episode që ndodhën në më pak se tre orë në qendër të Vlorës, raporton noa.al.

Sot, rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj.

Gjithashtu po sot, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e quajtur “Kulla Fegaj”, shtetësja Dh. M, 78 vjeçe dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj.

Gruaja e moshuar u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndërroi jetë.

Dyshohet se të dyja shtetaset vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Të Ngjashme