I riu nga Malisheva humb jetën në vendin e punës në Slloveni
Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës.
“Lajm i trishtë për familjen Bytyqi nga Shkoza. Humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Slloveni mërgimtari Latif Bytyqi nga Shkoza. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura./indeksonline
Njoftimi:
T’Zotit jemi dhe te Ai pa dyshim se do të kthehemi!
Nga një aksident në vendin e punës në Slloveni, në moshën 40vjeçare, ka ndërruar jetë Latif Ylber Bytyçi nga fshati Shkozë.
I ndjeri kishte shkuar atje për të mbajtur familjen, si krah i vetëm që ishte.
Zoti e mëshiroftë!
Për detajet e varrimit, do ju njoftojmë me kohë.
