Aktuale

Ngjarje tragjike ne vend, burri gjendet i vdekur në përrua. Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i një të moshuari u gjet i pajetë në një përrua.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dhivrit, kurse Policia e Sarandës bëri me dije se viktima është S.G., 91 vjeç, banor i këtij fshati.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur duke u rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht.

Njoftimi i Policisë:

“Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”, bëri me dije policia.

Të Ngjashme