
Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se deklaratat e tij për bashkimin kombëtar janë të pabazuara.
Ngjela thekson se bashkimi i dy shteteve shqiptare është çështje e vullnetit historik të popullit, jo e një pushtetari, dhe paralajmëron se historia nuk mund të shkelet nga askush.
Postimi i plotë:
Rama po flet broçkulla për bashkimin kombëtar. Sepse ose e ka frikë, ose nuk e lë Parisi.
Por ideali kombëtar i shqiptarisë është vullnet; prandaj edhe bashkimi kombëtar i dy shteteve shqiptare është vullnet kombëtar dhe jo një frikë që ka antishqiptaria.
Kot lodhen.
Janë dy shtete shqiptare të pavarur dhe çdo marrëveshje juridike midis dy shteteve shqiprare të pavarur nuk ka lidhje me Ramën, që dihet se nuk ka luajtur ndonjëherë për shqiptarinë: por kjo ka lidhje me vullnetin historik të shqiptarëve.
Dhe këtu merr fund çdo diskutim. Një pushtetar që nuk e di dhe nuk e njeh se çfarë është vullneti historik i popullit të tij; nuk ka lidhje me këtë popull.
Aaaa, mbretëria absolute nuk do të vendoset kurrë në Shqipëri. Këtë duhet ta kuptojë pa ezitim edhe Edi Rama.
Dhe historia e shqiptarisë nuk mund të shkelet dot nga askush; sepse kjo shkelje e hedh shkelësin menjëherë në plehrat e historisë.
Spartak Ngjela
29 shtator 2025