Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave për vrasjen e P.G që ndodhi pas përleshjes mes grupit Sekiraqa dhe Capat

Është ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për vrasjen e P.G që kishte ndodhur në mbrëmjen e 1 shtator të 2024 ku në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë ishin përleshur grupi Capat dhe Sekiraqa.

Aktakuzë kundër nëntë personave për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’,  Vrasje e Rëndë nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.5 dhe 1.11 lidhur me  nenin 31  të KPRK-së;  ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së dhe veprës penale “Manipulim me prova”, nga neni  389 par 1, të KPRK-së. Prishtinë, 12 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër nëntë  (9) të pandehurve;   Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R; V.A; D.M; E.M, të grupit të njohur me nofkën ‘’C’’,  me datë 01.09.2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bashkëkryerje, pas një marrëveshje paraprake janë mbledhur, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata dhe armë të shkurtra (revole) si dhe mjete të forta (stupca). Të njëjtit kanë marrë në përdorim tri (3) vetura të markave Porsche, Volksëagen Polo dhe Audi A7, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura duke tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S. S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A;E.LL, dhe R.LI”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafët 1.5 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Ndërkohë, i pandehuri S. S.,  së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A;E.LL, dhe R.LL. me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin P:G, dhe kanë tentuar të privojnë nga jeta edhe të pandehurit tjerë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.5 dhe 1.11 lidhur me  nenin 31  të KPRK-së. Po ashtu të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Po ashtu i pandehuri V.B  akuzohet se ka kryer veprën penale  “Manipulim me prova”, nga neni  389 par 1, të KPRK-së si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Sipas hetimeve, motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit P.G.), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Të Ngjashme