Lajme

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Hekuran Hoxholli, akuzohet nga çifti Fatmir dhe Miranda në rubrikën “Shihemi në Gjyq” se nuk u ka kthyer lekët që u kishte marrë borxh.

Sipas çiftit ai u ka borxh një shumë prej 8 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra), duke qenë se nuk ua ka kthyer paratë, Hekurani u ka premtuar një truall, por as këtë nuk ua ka dhënë. Juristja Eni Çobani i drejtohet publikisht Hekuranit duke thënë se e ka refuzuar ftesën për t’u ballafaquar në emisionin. Çobani shtoi se ka për të bërë kallëzim penal ndaj tij për mashtrim.

“Për Hekura Hoxhollin u sqaruam që ka marrë 8 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra), i pranon apo nuk i pranon, të paktën 5 milionë e 500 mijë i ka firmosur vetë. 3 milionët e tjera zotëri, i pranon apo nuk i pranon ti normalisht përderisa nuk vjen, do të thotë që çfarëdo që thonë këta zotërisë janë të vërteta. Sepse një njeriu që i bëhet një ftesë, një javë rresht, duke i thënë ditën dhe orën dhe duke premtuar që do vije.

Më dëgjo mirë Hekuran se një ditë do të takohemi bashkë dhe po të them që unë personalisht, sigurisht duke qenë përfaqësuese e këtij çifti do i drejtohem prokurorisë për të bërë një kallëzim penal për mashtrimin që u ke bërë për 21 vjet këtij nipi, bashkë me bashkëshorten. Është e turpshme që një njeri si ju, në moshën tuaj të mashtroni në këtë formë. Pikërisht mosardhja juaj  sot e ka verifikuar plotësisht këtë mashtrim, duke thënë edhe një herë, që edhe kur iu thërrasim nuk vini dhe kur iu thërrasim na thoni pse nuk na thërrisni.

Kur të del emri duhet të jeni ju që të më telefononi mua dhe të më thoni ‘zonjë kur e keni ditën dhe orën e ardhshme, sepse do vij të përballem me ata njerëz që me kanë përmendur emrin’. Kur nuk e bëni këtë gjë, iu vjen mirë, ose jo, unë do them vetëm një fjalë: E vërteta thuhet, nuk fshihet!  Nëse ju e fshini ne jemi këtu për ta nxjerrë atë në dritë”, tha Çobani.

Të Ngjashme