Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Nis nata e shtatë e Albania’s Got Talent! Performanca spektakolare dhe emocione të forta në Vizion Plus

Ka nisur nata e shtatë e spektaklit të famshëm të familjeve shqiptare, Albania’s Got Talent në televizionin kombëtar Vizion Plus.

Nën moderimin e Isli Islamit dhe me jurinë e përbërë nga Agron Llakaj, Elsa Lila, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo, talente nga e gjithë Shqipëria ngjiten në skenën e Albania’s Got Talent.

Kjo është nata e fundit e audicioneve. Të gjithë konkurrentët që kanë marrë PO-në e jurisë do të konkurrojnë në gjysmëfinale, duke sfiduar njëri-tjetrin me performanca të jashtëzakonshme.

Kjo e hënë sjell në shtëpitë e çdo shqiptari, përmes ekranit kombëtar Vizion Plus, energji pozitive, emocione të forta dhe mbi të gjitha një mbrëmje spektakolare.

Ndiqeni LIVE në ekranin e Vizion Plus, në livestream ose përmes linkut tonë në YouTube.

/vizionplus.tv