Lifestyle

Nis spektakli FERMA VIP 3! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus, emrat më të dashur në ekranin tuaj

Filloi në Vizion Plusspektakli i spektakleve, show më i madh televiziv i shekullit XXI në Shqipëri, FERMA VIP 3.

Ka startuar programi që do t’ju mbajë mbërthyer nga sot dhe për 3 muajt në vijim, 24/7, në dy kanale të dedikuara dhe çdo të hënë e të premte prej orës 21:00 në ekranin kampion, televizionin kombëtar Vizion Plus.

Nën kujdesin e Viva Production dhe producentes Holta Dulaku, nis Ferma VIP 3, një spektakël ndryshe, me shumë surpriza. Emrat më të dashur të publikut sot do të bëhen pjesë e show-t më të madh televiziv që ka parë shqiptaria.

Një spektakël që premton gjithçka: emocione, lojëra, surpriza dhe pafund drithërima. Nën moderimin e Arbana Osmanit, dhe të një stafi profesional, starton FERMA VIP 3. Nga ky moment, qëndroni LIVE në Vizion Plus dhe mos u largoni.

Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni në ekranin e Vizion Plus, mund ta shihni LIVE përmes telefonave, smartfonëve dhe tabletave tuaj në dy kanale të dedikuara.

Ju urojmë shikim të këndshëm…

Të Ngjashme